Sporti

Futbolli është gjithçka në Itali: Parlamenti italian mbyll seancën më herët, shkak derbi mes Roma dhe Lazio

01/10/2024 18:51
nga:Lorik J

Qyteti i Romës sot po pret ndeshjen derbi Lazio-Roma në Stadio Olimpico.

Senati i Italisë u mbyll më herët se sa ishte planifikuar të mërkurën, në të njëjtën ditë të një ndeshjeje të shumëpritur derbi mes SS Lazio dhe AS Roma në stadiumin Olimpik të Romës, raportojnë mediat italiane.

Një debat në Senat për zgjatjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën përfundoi më herët se sa pritej, raporton gazeta Il Fatto Quotidiano, e cila vuri në dukje se parlamenti përfshin tifozë të shumtë të të dyja ekipeve që luajnë në çerekfinalen e Kupës së Italisë të kësaj mbremje në orën 18.00.

/GazetaBlic Sport