Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, për deklaratat e saj ndaj Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo i ka quajtur ato absurde, derisa ka thënë se po kalon gati një mandat pa realizuar asnjë reformë.
Halimi ka shtuar se nëse quhet pengesë Kushtetuesja, atëherë ka tendencë për deformim dhe nënshtrim ndaj VV-së.
Postimi i saj i plotë:
Është absurde që Ministrja Haxhiu të merret me të kaluarën e pengesat, ndërkohë që një mandat i tërë qeverisës po shkon drejt fundit, pa realizuar asnjë reformë të vetme. Nëse mund ta quajmë ‘pengesë’ Gjykatën Kushtetuese, e cila i ka kthyer mbrapsht ligjet dhe amendamentet e keqformuluara, të cilat ndeshen me konstruksionin juridik ndërkombëtar dhe vendor, atëherë po flasim për një tendencë për deformim dhe nënshtrim të gjithë shoqërisë ndaj diktatit të partisë në pushtet dhe paaftësisë së tyre për të qeverisur.


