Sporti

Al-Khelaifi i përgjigjet Messit: “Ai nuk është djalë i keq, por nuk më pëlqeu që e kritikoi PSG pasi u largua”

01/09/2024 20:49
nga:Lorik J

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, i është përgjigjur Messit, i cili la disa kritika për klubin francez, klubin që ai përfaqësoi për dy sezone.

“Kam respekt të madh për të, por nuk është mirë të flasësh keq për Paris Saint-Germain pasi të largohesh. Ai nuk është një djalë i keq, por nuk më pëlqen kjo gjë e tillë. Nuk vlen vetëm për të, është për të gjithë”, tha ai për RMC.

I pyetur nëse projekti galaktik ka marrë fund: “Nuk kemi nevojë për yje. Sot ylli është Paris Saint-Germain. Ne kemi nevojë për lojtarë që respektojnë fanellën, klubin dhe që japin gjithçka për stemën”.

/GazetaBlic Sport