Sporti

Kërkoi pagat që ia kishin borxh, klubi turk e përjashton Cikalleshin!

01/07/2024 19:02
nga:Lorik J

Sokol Cikalleshi nuk luan sot kundër Galasaray sepse drejtuesit e Konyaspor vendosën ta lënë jashtë listës. Bashkë me sulmuesin e Kombëtares është lënë jashtë dhe portieri i parë Paul Bernardoni.

Ky vendim erdhi pasi dy lojtarët kërkuan të shlyheshin pagat e prapambetura. Kështu raporton “Webaslan” nga Turqia. Veprim i çuditshëm ky nga klubi që militon në Superligën turke. Cikalleshi është golashënuesi i sezonit për ta, ndërsa Berndardoni ka luajtur çdo ndeshje si titullar duke mbrojtur portën.

Po ashtu me 8 golat e tij dhe 2 asistet, mban vendin e 7 në renditjen e golashënuesve të Superligës turke.

Pritet si do shkojë e ardhmja e dy lojtarëve në vazhdim.