Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar qytetarët serbë të Kosovës të besimit ortodoksë.
“Në frymën e mirësisë ndaj njëri-tjetrit dhe shpresës së përbashkët për njëri-tjetrin me të cilën vjen kjo festë, dëshiroj që të gjithë qytetarëve tanë serbë të besimit ortodoks t’ua uroj Krishtlindjen! Mesazhet e ngrohtësisë, paqes, solidaritetit dhe respektit qofshin ato të cilat përshkojnë këtë ditë të kremtimit e festimit. Gëzuar Krishtlindjen e kalendarit julian, mbarësi e gëzime në familjet tuaja!”, ka shkruar Glauk Konjufca.
Abdixhiku: Gëzuar Krishtlindja ortodokse, qoftë ky vit për ju dhe familjet tuaja i mbushur me mirësi
Haradinaj: Krishtlindjen ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me mirësi e begati!


