Sporti

Debutoi sonte me Real Madridin, Arda Guler ishte shumë afër të realizonte një super gol

01/06/2024 22:23
nga:Mergim Rreci

Real Madrid po luan pa gola pas 45 mintuave të parë ndaj Arandina në Kupën e Mbretit.

Madrilenët e dominuan absolutisht ndeshjen, por që nuk e gjeten golin në pjesën e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Arda Guler ka debutuar me fanellën e Real Madrid dhe për pak ishte që të realizonte një super gol.

Guler ishte afër të realizonte nga gjuajtja e lirë në ndeshjen e parë debutuese me fanellën e Real Madridit. Goditjen e tij nga gjuajtja e lirë e ndaloi shtylla.