Sporti

Albion Rrahmani rikthehet me gol, shënoi në miqësoren e sotme

01/06/2024 17:16
nga:Mergim Rreci

Albion Rrahmani është rikthyer me gol tek skuadra e Rapid Bucurestit, me skuadrën rumune që zhvilloi një miqësore gjatë ditës së sotme.

Rrahmani shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 75’të për ta barazuar rezultatin në 2 me 2 ndaj Sakaryasporit, transmeton GazetaBlic Sport.

Në këtë ndeshje debutuan edhe dy lojtarët tjerë kosovarë, Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi.