Lajme

Përleshje, arrestime e premtime për stabilitet në Kosovë- Krejt çka ndodhi në javën e parë të 2024-tës

01/06/2024 10:27
nga:Genita C

“Stabiliteti e siguria në Kosovë është interes i drejtpërdrejtë kombëtar britanik, për këtë jam këtu”, tha sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, gjatë qëndrimit në Kosovë teksa shtoi se ajo që ka ndodhur në Banjskë, është mjaftë shqetësuese, raporton GazetaBlic.

“Çfarë ka ndodhur këtu në shtator është ekstremisht shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë që të mundemi që ta parandalojmë atë që të mos përsëritet dhe ta luftojmë nëse ndodh përsëri”, u shpreh ai.

Mbështetëse e gjatë e pavarësisë, Cameron pas takimit me liderët e Kosovës: Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e vazhdueshëm me Kosovën

Diplomati britanik shtoi se Kosova është shtet sovran i pavarur që dëshiron stabilitet, siguri dhe të ardhme dhe se Britania po ndihmon me të gjitha për të krijuar stabilitet.

Cameron takon trupat britanike të KFOR-it: I falënderova për shërbimin për siguri në Kosovë e rajon

Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Xhevdet Smakiqi, i cili ka thënë se është autorizuar nga familja Dakaj që t’i mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre.

Ai tutje ka bërë të ditur se Dakaj është arrestuar derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë dhe sipas tij, arsyeja e vetme është se i njëjti ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Arrestohet pjestari i UÇK-së në Merdarë, deklarohet avokati i tij

Ndaj këtij arrestimi pati reagime të ndryshime.

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të tij

Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike, e cila ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Merdar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë  se rreth orës 10:00 në këtë pikëkalim kufitar ka ndodhur një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar.

“Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se pas vënies nën kontroll të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Rrahje mes qytetarëve dhe policisë në Merdar

Ndërkaq, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët ndaluan dy vetura që kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin.

Tutje në raport bëhet e ditur se pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë.

“Lidhur me rastin situata është vënë nën kontroll, dhe personat e dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Këta janë tre mërgimtarët që sulmuan Policinë e Kosovës në Merdar, nuk përfillën urdhrat e tyre

/GazetaBlic/