Lajme

Rrahje mes qytetarëve dhe policisë në Merdar

01/04/2024 12:14
nga:Y I

Një përleshje ka ndodhur sot mes mërgimtarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar.

Sipas pamjeve të publikuara në përleshje janë përfshirë disa persona, teksa raportohet që arsye për këtë sherr është bërë tejkalimi i kolonës së automjeteve që po prisnin në radhë për të dalë nga Kosova.

Momentalisht nuk dihen detaje të tjera lidhur me rastin dhe as a ka persona të lënduar, apo të arrestuar.