Lajme

ShBA: Rusia po përdor raketa balistike të Koresë së Veriut

01/05/2024 09:51
nga:Y I

Rusia ka përdorur raketa balistike dhe lëshues të furnizuar nga Koreja e Veriut në luftën e saj kundër Ukrainës, kanë thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby e quajti atë një “përshkallëzim të rëndësishëm dhe shqetësues” në lidhje me mbështetjen e Phenianit për Rusinë, raporton BBC.

Ai tha se ShBA-ja do ta ngrejë çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe do të vendosë sanksione shtesë ndaj atyre që punojnë për të lehtësuar transferimet e armëve.

Moska ka mohuar ndonjë bashkëpunim të tillë.

Disa orë pasi Shtëpia e Bardhë bëri akuzat, lideri i Koresë së Veriut , Kim Jong Un bëri thirrje që prodhimi i mjeteve të lëshimit të raketave të zgjerohet në vend.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut vizitoi Rusinë për të diskutuar bashkëpunimin e mundshëm ushtarak në shtator.