Sporti

Monaco “peshkon” në Premier League, arrin marrëveshjen me West Ham për mbrojtësin gjerman

01/05/2024 08:07
nga:E K

Thilo Kehrer do të jetë lojtar i Monaco-s. Mbrojtësi gjerman ishte një nga emrat më të nxehtë gjatë nisjes së merkatos së dimrit, por tashmë ai ka vendosur për të ardhmen e tij duke pranuar ofertën e skuadrës franceze, me Monaco që në këtë sezon ka si objektiv edhe titullin kampion në Ligue 1.

Marrëveshja midis West Ham dhe Monaco është mbyllur për transferimin e gjermanit në formë huazimi deri në përfundim të këtij edicioni dhe kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në tokën franceze.

Kehrer u bashkua me londinezët në verën e vitit 2022 nga Paris Saint-Germain zhvilloj vetëm 4 ndeshje në Premier League gjatë gjysmës së parë të sezonit, por asnjërën prej tyre si titullar.

Sipas medieve franceze, Kehrer ka mbërritur këtë të enjte në Principatë, me lojtarin që do ti nënshtrohet testeve mjekësore, teksa është mësuar edhe çmimi kartonit të tij, nëse Monaco dëshiron ta blejë përfundimisht në verë dhe bëhet fjalë për 10 milionë euro.