Lajme

Haxhiu viziton burgun e Lipjanit

01/04/2024 15:50
nga:Sh R

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka vizituar Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhiu i ka publikuar disa fotografi nga kjo Qendër, mirëpo nuk ka dhënë detaje më shumë për arsyen e vizitës.

Haxhiu po ashtu e ka bërë një postim në Facebook nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, prej ku ka shpërndarë disa fotografi.

Nuk është bërë e ditur arsyeja e këtyre vizitave të ministres Haxhiu në këto dy qendra.

Postimi i plotë: