Sporti

Ndryshime tek Tirana, rrugët e bardhebluve kryqëzohen me të Ilir Dajës

12/31/2023 14:29
nga:Lorik J

Tirana pritet që në janar të nisë një revolucion në skuadër. Kështu, veç Florent Hasanit pritet të largohen edhe shumë lojtarë të tjerë. Lista është e gjatë, por veç emrave tashmë të ikur apo të përfolur mund të ketë edhe largime të tjera surprizë.

Bardheblutë do të kërkojnë nga ata lojtarë, të cilët nuk kanë dhënë maksimumin, të ndajnë rrugët. Veç të tjerave, janë disa lojtarë në dyshim që duan të provojnë fatin diku tjetër. Tirana duke parë që Marsel Ismajlgeci dhe Redon Xhixha nuk po luajnë shumë kanë dëshirë t’i kthejnë në ekip, të paktën borxh.

Ismajlgeci luan në Kosovë me Ballkanin, por jo shpesh. Ai është borxh nga ekipi boshnjak i Zrinjskit. Mund të ndodhë që ai të jetë pjesë e Tiranës. Redon Xhixha ishte transferimi i madh i janarit 2023 drejt Azerbajxhanit te Karabaku.

Së fundmi, Tirana kërkon të firmosë me Drilon Hazrollajn, lojtarin e shumëkërkuar në Kosovë dhe që Ballkani po bën të pamundurën për ta marrë. Hazrollaj këtë sezon me FC Malishevën ka shënuar tetë gola dhe është vetëm 19 vjeç. Bardheblutë kërkojnë nga Kosova edhe Mustafa Banë nga Trepça, ndërkohë që klubi kosovar kërkon 150 mijë euro.