Lajme

Gaza: 21 mijë e 672 të vrarë, 56 mijë e 165 të plagosur

12/30/2023 15:29
nga:Sh R

Ka shkuar në 21 mijë e 672 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Të plagosur si pasojë e sulmeve izraelite janë 56 mijë e 165, raporton The Guardian.

Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, pati thënë se shifrat që publikohen rreth numrit të atyre që u vranë në Gaza është më e vogël se ajo që është realisht.

Kjo sipas tij për shkak se ka të tillë që janë nën rrënoja, që nuk janë përfshirë në këto shifra.