Sporti

Pochettino ndryshon mendje, Armando Broja titullar ndaj Luton

12/30/2023 12:32
nga:Mergim Rreci

Premier League vazhdon aktivitetin edhe në këtë kohë festash.

Sot, në fushë zbresin Chelsea, Manchester City dhe Manchester United, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht, nga ora 13:00, Chelsea do të luajë në transfertë ndaj Luton, atje ku Pochetino ka ndryshuar mendje për Brojën, me sulmuesin shqiptar që do të jetë titullar nga minuta e parë.

Mediat angleze raportuan më herët se N’Kunku do të ishte titullar, por që Broja duket se ka fituar balotazhin në momentet e fundit.

Ja formacionet zyrtare:

Luton Town XI: Kaminski, Kaboré, Mengi, Osho, Bell, Doughty, Lokonga, Barkley, Townsend, Adebayo, Brown.

Chelsea XI: Petrovic, Gusto, Disasi, Silva, Colwill, Caicedo, Gallagher, Madueke, Palmer, Jackson, Broja.

/GazetaBlic Sport/