Lajme

Plagoset një person në Gjakovë

12/29/2023 20:59
nga:Y I

Një person është plagosur në orët e pasdites së sotme në Gjakovë.

Mësohet se incidenti me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 18:20 në rrugën “Yll Morina”.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Aktualisht policia është duke ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit si dhe kapjen e të dyshuarit”, ka thënë Elezaj për “Gazeta Blic”