Lajme

Ahmeti: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, Kurti e Konjufca politikanët më të dëmshëm që ka patur Kosova!

12/29/2023 19:17
nga:Y I

“Vendi është mirë të shkojë në zgjedhje të parakohshme”

Kështu deklaroi pak ditë më parë kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Në lidhje me këtë deklaratë të Konjufcës, ka folur për “Gazeta Blic”, zyrtari për media i PSD-së, Bardh Ahmeti.

Ahmeti tha se të njëjtit(pushteti) për të shitur marrëveshjet e dëmshme që i kanë arritur, po përdorin çdo fjalë që i’u bjen ndërmend.

Ai tutje shtoi se Kurti, Konjufca dhe të tjerët të pozitës, janë politikanët më të dëmshëm që i ka patur Kosova.

“Për të shitur marrëveshjet e dëmshme e të rrezikshme që ky pushtet i ka arritur, po përdorin çdo fjalë që po ju ben në mend, herë të thonë Asociacioni s’bëhet, herë të thonë ai është “merre ose lëre”. Herë të thonë nuk shkojmë në zgjedhje, herë të thonë do t’ishte mirë të shkojmë në zgjedhje.Kurti, Konjufca e të gjithë rend janë politikanët më të dëmshëm që Kosova i ka pasur. Kjo ju manifestohet nga mungesa e konsistencës. Po të donte njëmend Konjufca e Vetëvendosje që të shkonte në zgjedhje, këtë punë do ta kryenin qysh dje. Numrat i kanë, Kuvendin e kanë, çka po presin, me i lut?” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”

Ai potencoi se efekti këtu është tek shantazhi e frikësimi.

Ahmeti tha se Qeveria Kurti ka dështuar në gjithçka prandaj duhen zgjedhje të parakohshme tani.

“Efekti këtu është tek shantazhi e frikësimi. Këta po dojnë të na thonë që mbështetjen e kanë e me zgjedhje të reja opozitën e shkelim. Pra, s’ka rëndësi a kanë të drejtë a jo, a po i bëjnë Kosovës dëm a jo, a po sjellin rrezik a jo, vetëm ka rëndësi që janë shumicë. Është pikërisht kjo dyftyrësi përbrenda mendësisë që po iu jep leje të flasin çka po ju bie ndërmend duke mos çarë kokën për pasojat”

“Le t’i marrim fjalët e Konjufcës si propozim i vërtetë. Le t’i shpallë zgjedhjet sot. Kjo qeveri ka dështuar në dialog, në arsim, në shëndetësi, në zhvillim ekonomik, në mirëqenie të qytetarëve e praktikisht në çdo sferë tjetër. Ka me qindra arsye se pse këta duhet të shkojnë te shpia. Prandaj, zgjedhje të parakohshme, tani” tha Ahmeti në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Kryekuvendari Konjufca pohoi se do të ishte mirë të shkohej në zgjedhje të parakohshme para përfundimit të mandatit.

“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Mua më duket që mandati, nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund, kush jam unë t’iu përzihem. Mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë. Do të dëshiroja më tepër, është alternativa që e mendoj, që do të ishte shumë më e dëshirueshme… këtë nuk e kam për Lëvizjen vetëvendosje, e kam për Kosovën, do të ishte më e shëndetshme që legjitimiteti i pushtetit të ri të përballet me ato sfida, e jo ato sfida të orientojnë karakterin e legjitimitetit” deklaroi Konjufca raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Konjufca deklarohet pro zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë