Lajme

Të paktën 27 të vrarë në Ukrainë nga sulmet ruse

12/29/2023 17:05
nga:Y I

Të paktën 27 civilë tani mendohet se kanë vdekur pasi Rusia lëshoi 122 raketa dhe dhjetëra dronë kundër objektivave ukrainase.

Të paktën 144 persona u plagosën dhe një numër i panjohur mbetën nën rrënoja gjatë sulmit rreth 18 orësh, thanë zyrtarët ukrainas, raporton SKynews.

Një maternitet, blloqe apartamentesh dhe shkolla ishin ndër ndërtesat e raportuara të dëmtuara në të gjithë Ukrainën.

Forcat ajrore ukrainase përgjuan shumicën e raketave balistike e të lundrimit dhe dronëve të tipit Shahed gjatë natës, tha shefi ushtarak i Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi.