Sporti

Grabitet shtëpia e Jack Grealish, familja e tij ishte brenda

12/29/2023 10:35
nga:Mergim Rreci

Shtëpia e Jack Grealish u grabit me familjen e tij e cila ishte brenda të mërkurën mbrëma gjatë ndeshjes mes Manchester City dhe Everton , në të cilën anglezi ishte në formacionin titullar.

Skuadra e Pep Guardiolës po humbiste, por e përmbysi rezultatin dhe triufmoi me rezultatin 3-1 në ‘Goodison Park, përcjell GazetaBlic Sport.

Informacioni u dha nga The Sun , i cili thotë se Sasha Attwood, gruaja e lojtarit, prindërit, gjyshërit, dy motrat dhe një vëlla ishin në shtëpi kur dëgjuan një zhurmë, të cilën thirrën policinë, e cila urdhëroi që ata të fshihen në banesë.

Sipas të njëjtit burim, autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje me mbështetjen e forcave ajrore, por hajdutët kanë shpëtuar pa u parë, pasi kanë arritur të vjedhin ora dhe bizhuteri në vlerë rreth 1.2 milionë euro.

Grealish u kthye në shtëpi sapo u dëgjua fishkëllima përfundimtare në takimin, Everton-Manchester City.

/GazetaBlic Sport/