Lajme

Kastrati: Pushtet kalamajsh, duan të shkojnë në zgjedhje për të turbulluar mendjen e elektoratit – Marrëveshjet s’janë lojë fëmijësh siç jeni ju

12/28/2023 19:33
nga:G C

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati thotë se partia në pushtet duke shkuar në zgjedhje po mendojnë që ndërkombëtarë e harrojnë marrëveshjen e pranuar nga kryeministri Kurti.

Kastrati këtë deklaratë e tha për GazetaBlic, pas gatitshmërisë së Konjufcës për zgjedhje të parakohshme.

“Sepse po duan t’i ikin implementimit të autonomisë që vetë e kanë pranuar me nenin 7, kështu shpresojnë që duke shkuar në zgjedhje partnerët ndërkombëtar e harrojnë marrëveshjen”, tha Kastrati.

Kastrati thotë se VV’ja janë fëmijë, teksa thotë se implementimin e marrëveshjes ia ka lënë në derë secilës qeveri që vjen pas tyre.

“Kjo nuk është lojë fëmijesh siç janë këta të pushtetit vet. Këta e kanë pranu atë marrëveshje në emër të shtetit të Kosovës, jo në emër të VV, kështu që kushdo që fiton pushtetin edhe pas zgjedhjeve ka me u përball me presionin ndërkombëtar me e implementu marrëveshjen”, shton tutje ai.

Kastrati thotë se Qeveria e Albin Kurtit e ka sjell vendin para dy opsioneve shumë të dëmshme.

“Thjeshtë, pavarësisht a ka apo nuk ka zgjedhje këta e kanë sjell vendin para dy opsioneve shumë të këqija, autonimi për serbët ose sanksione”, tha Kastrati.

Tutje, sipas Kastratit VV’ja dëshiron zgjedhje të parakohshme për t’i turbulluar mendjen elektoratit.

“Njëkohësisht duan të shkojnë në zgjedhje për t’i turbulluar mendjen elektoratit me shpresë që ata harrojnë se si ky pushtet kalamajsh ju ka rrënuar jetën me çmimet të larta, varfërim dhe me këtë të fundit, rritja e faturës për energjinë elektrike”, tha Kastrati për GazetaBlic.

“Deklarata e Konjufcës vjen me një sinjal për mbështetësit e VV’së”

Konjufca deklarohet pro zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë