Lajme

Vidhet një veturë në Klinë

12/28/2023 08:56
nga:Sh R

Disa persona kanë thyer xhamin e një veture në parking dhe nga aty kanë vjedhur një çantë dore, 100 franga, 400 euro dhe një pistoletë me 11 fishekë.

Rasti është raportuar në Klinë dhe vazhdon në procedurë hetimore.

“Rr. Shaban Polluzha- Klinë  27.12.2023-19:15.   Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë thyer xhaminë veturës së tij – në parking,  dhe nga aty i kanë vjedhur një çantë dore me dokumente personale, 100 franga, 400€,  5 dollar  dhe  një pistoletë me 11 copë fishekë  për të cilën posedon leje. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, raporti i plotë i Policisë.