Lajme

Liderja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, kandidat për zgjedhjet presidenciale në Francë në vitin 2027

12/28/2023 08:55
nga:N K

Liderja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila ishte kundërshtarja e Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Francë, do të jetë kandidate e partisë së saj Asambleja Kombëtare (RN) edhe në zgjedhjet e vitit 2027, raporton Anadolu.

Zëdhënësi i partisë Julien Odoul, në një intervistë për “CNews et Europe 1”, deklaroi se kandidatja zyrtare e partisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 do të jetë Marine Le Pen.

Ai tha se lideri i partisë Jordan Bardella do të merrte postin e kryetarit të qeverisë nëse Asambleja Kombëtare shpërndahet pas një votimi të mosbesimit ndaj qeverisë mbi ligjin e diskutueshëm të imigracionit.

Në vitin 2022, Le Pen ia dorëzoi udhëheqjen e partisë së saj Jordan Bardella.

Le Pen, e cila shkoi në raundin e dytë me Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, humbi garën presidenciale me rreth 42 për qind të votave.

Në një program televiziv që mori pjesë në shtator, Le Pen tha:

“Unë jam kandidati natyral i partisë sime për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027”.

Meqenëse presidenti aktual Macron u zgjodh për herë të dytë, sipas Kushtetutës, ai nuk mund të kandidojë sërish në zgjedhjet e vitit 2027.