Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

12/28/2023 07:44
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 28 dhjetor 2023

Mbahet ceremonia e certifikimit të ushtarëve të rinj të gjeneratës së dytë të Stërvitjes Ushtarake Bazë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (SUB 02-2023). (Ora 09:30, Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj)

OJQ “Reply Peace” bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët që po trajtohen në Spitalin e Infektivës, Pediatrisë dhe Hematologjisë në Onkologji. (Ora 09:30, Pediatria, QKUK)

Ministria e Mbrojtjes mban konferencën e fundvitit për medie. (Ora 10:00, Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes)

Administrata Tatimore të Kosovës (ATK) mbanë konferencë për media. Merr pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. (Ora 10:00, Zyra qendrore e ATK-së)

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, mban konferencën vjetore për medie, në të cilën do të prezantojë punën njëvjeçare të KPK-së. (Ora 10:00, Objekti i Prokurorisë Speciale)

Instituti GAP prezanton raportin “Mes ambicies dhe realitetit: Formimi i ndërmarrjeve të reja publike lokale në Kosovë”. (Ora 10:00, Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën për medie ku do të shpaloset raporti analitik lidhur me punën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. (Ora 10:00, Zyrat e KDI-së, Rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë)

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, bën prezantimin vjetor të punës. Me këtë rast do të bëhet dhe ndarja e çmimit tradicional të BQK-së “Ekonomisti i ri”. (Ora 10:30, Objekti i BQK-së)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencën e fundvitit, ku do të bëjë prezantimin e punës njëvjeçare të Ministrisë. (Ora 11:00, Objekti i MAShTI)

Policia e Kosovës (PK) mban konferencën për medie, ku do të bëhen publike të arriturat policore për periudhën e vitit 2023. (Ora 11:00, Drejtoria e Përgjithshme, Prishtinë)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) konferencë për medie. (Ora 12:00, Selia e PDK-së, Prishtinë)

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, mban konferencë për medie. (Ora 12:00, Holli i Kuvendit të Kosovës)

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencën përmbyllëse të vitit. (Ora 13:00, Objekti i MINT-it)

13:30 – 14:00
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrat Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu dhe kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu marrin pjesë në përurimin e fillimit të punëve për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës.

Agjenda:

13:30 – Vizitë në fshatin Bardh i Madh, ku bëhet inaugurimi i një pjese nga ky projekt. (Tek përmendorja e “Azem Jashanicës” afër Xhamisë “Adem Efenisë”)

13:45 – Vizitë në lagjen 029, ku bëhet inaugurimi i pjesës tjetër nga ky projekt. (Qendra “Fidan Lahu”)