Sporti

Redon Ismaili shumë afër transferimit tek skuadra e Partizanit

12/27/2023 18:32
nga:Lorik J

Redon Ismaili ka përfunduar aventurën e tij tek skuadra e Gjilanit.

Mesfushori kishte paraqitje mjaft pozitive me klubin e Gjilanit në vitin 2023, por me përfundimin e kontratës ka vendosur të largohet nga ‘Skifterat’.

Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Redon Ismaili është shumë afër kalimit tek skuadra e Partizanit.

Klubi kampion i Shqipërisë ka shprehur interesim për futbollistin kosovar dhe mundësitë që ai të kalojë tek të ‘Kuqtë’ janë në rritje.

Kujtojmë se Ismaili është reprezentues i kombëtares së Kosovës U21, ku ka paraqitje të vazhdueshme.

/GazetaBlic Sport