Sporti

Pierre-Emile Hojbjerg mund të transferohet tek Juventus

12/27/2023 14:54
nga:Mergim Rreci

Tottenhami është i gatshëm të lërë Pierre-Emile Hojbjerg të largohet muajin e ardhshëm dhe Juventusi është gati të transferojë mesfushorin danez.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka identifikuar Hojbjerg si opsionin e tij kryesor për të forcuar mesfushën muajin e ardhshëm, përpara Kalvin Phillips të Manchester Cityt dhe bisedimet me Tottenhamin pritet të përparojnë në ditët në vijim, përcjell GazetaBlic Sport.

‘Zonja e Vjetër’ e ka shtuar interesimin në kohët e fundit dhe tani do të përpiqet të gjejë një marrëveshje me homologët e Spurs.

Hojbjerg është i lumtur për kalimin në Serie A, duke dashur të luajë futboll të rregullt përpara Kampionatit Evropian të verës së ardhshme.

/GazetaBlic Sport/