Sporti

Tre ndeshje shumë interesante edhe sot në Premier League, në fushë zbresin Chelsea dhe Manchester City

12/27/2023 09:03
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohen tre ndeshje interesante në Premier League.

Chelsea e ‘fundosur’ nga rezultatet negative kërkon më në fund një rezultat pozitiv ndaj Crystal Palace, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim fillon në ora 20:30 dhe zhvillohet në ‘Stamford Bridge’, atje ku sulmuesi shqiptar, Armando Broja pritet të jetë përsëri titullar.

Everton dhe Manchester City do të përballen poashtu në ‘Goodison Park’, me ‘Qytetarët’ që janë të imponuar për fitore, kjo për shkak se Liverpool tashmë ka 8 pikë më shumë në vendin e parë (me dy ndeshje më shumë).

Ndeshja tjetër që do të zhvillohet është ajo mes Brentford dhe Wolves.

/GazetaBlic Sport/