Lajme

Gaza: Së paku 241 të vrarë brenda 24 orëve

12/27/2023 07:32
nga:G B

Të paktën 241 persona janë vrarë brenda 24 orëve të fundit në Gaza, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Sipas saj, që nga 7 tetori kur nisi lufta janë vrarë më shumë se 20 mijë e 915 palestinezë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Izraeli tha se ka goditur më shumë se 100 vende të martën, mes raporteve për operacione të afërta tokësore në Gazën qendrore.