Sporti

Manchester United merr fitore të madhe me përmbysje ndaj Aston Villës

12/26/2023 23:02
nga:Mergim Rreci

Manchester United ka arritur të marrë një fitore fantastike në “Old Trafford” falë një përmbysje magjepëse ndaj Aston Villa me rezultatin 3-2.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-2 për miqtë, ku në minutën e 21’ shënoi fillimish McGinn, e më pas në minutën e 26’ dyfishoi shifrat Dendoncker.

Manchester United nuk u dorëzua, pasi “djajtë” përmbysën shifrat në pjesën e dytë. Në minutën e 59’, Garnacho rihapi sfidën duke shënuar golin e 1-2. Më pas, në minutën e 71’, argjentinasi Garnacho arriti të shënonte përsëri duke barazuar rezultatin.

Por nuk mbeti me kaq, pasi danezi Rasmus Hojlund ka shënuar golin e tretë duke përmbysur kështu shifrat. Me këtë rezultat, Manchester United renditet tashmë në vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Aston Villa humbet mundësinë të renditet i pari së bashku me Liverpool, pasi tashmë ndodhen në vendin e tretë me 39 pikë.