Lajme

Netanyahu: Lufta nuk është drejt fundit

12/26/2023 16:20
nga:N K

Forcat izraelite bombarduan kampet e refugjatëve palestinezë në Gazën qendrore duke zgjeruar ofensivën e tyre tokësore në enklavën e rrethuar.

Ushtria izraelite sulmuan 100 objektiva në veri të Rripit të Gazës gjatë 24-orëshit të fundit. Bombardimet izraelite vranë palestinezë në Khan Younis.

Pavarësisht presionit ndërkombëtar për një armëpushim dhe thirrjeve të SHBA për një reduktim të viktimave civile, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se lufta nuk është afër përfundimit. Kreu i qeverisë izraelite zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në veri të Gazës, të parën në gati 3 muaj pas nisjes së sulmit të ushtrisë izraelite, ku u takua me ushtarakët që marrin pjesë në sulm.

Por mes frikës së ofensiva izraelite mund të çojë në vrasjen e pengjeve, dhjetëra familjarë protestuan brenda ndërtesës së parlamentit, në llozhat e ndara me xham nga pjesa e sallës.

Ata mbanin pankarta në duar ku kërkohej fundi i luftës për të nxitur Hamasin të lirojë pengjet. Megjithatë, Netanjahu e konsideroi të drejtë operacionin hakmarrës kundër Hamasit, për të cilin shprehu këmbënguljen se do të vijojë deri kur Hamasi të zhduket plotësisht nga Rripi i Gazës.

Tensionet janë shtuar edhe në kufirin libanez. Hezbollahu dhe Izraeli pothuajse çdo ditë shkëmbejnë breshëri raketa, sulme ajrore përgjatë kufirit izraelito-libanez. Bastisjet vijojnë gjithashtu në Bregun Perëndimor. Forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 55 persona në Bregun Perëndimor, ndërsa një 17-vjeçar humbi jetën si pasojë e sulmeve.