Sporti

FIFA kërcënon të përjashtojë Brazilin nga garat ndërkombëtare

12/26/2023 16:09
nga:Mergim Rreci

FIFA kërcënon të përjashtojë Konfederatën e Futbollit të Brazilit (CBF) dhe të gjitha klubet e saj nga garat ndërkombëtare.

Çështja është tek vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Rio de Zhaneiros (TJRJ) për të hequr Ednaldo Rodrigues nga presidenca e CBF dhe për të detyruar zgjedhjet të caktohen deri në javën e fundit të janarit të ardhshëm. Diçka që shihet si ndërhyrje e jashtme ndaj një federate nga palë të treta, situatë që FIFA nuk e toleron, përcjell GazetaBlic Sport.

“Asociacionet anëtare të FIFA-s duhet të menaxhojnë punët e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim të panevojshëm nga çdo lloj palë e tretë”, thuhet në letrën që FIFA dhe CONMEBOL.

“Nëse, për shkak të këtij ndikimi të palëve të treta në menaxhimin e saj, CBF përfundimisht pezullohet nga organi kompetent i FIFA-s, ajo do të humbasë të gjitha të drejtat e anëtarësimit me efekt të menjëhershëm dhe derisa të hiqet pezullimi nga FIFA. Kjo do të nënkuptojë gjithashtu se CBF, ekipet përfaqësuese dhe klubet do të humbnin të drejtën për të marrë pjesë në çdo garë ndërkombëtare derisa CBF të jetë pezulluar”, thuhet në letër.

FIFA dhe CONMEBOL caktuan një vizitë në Brazil në javën e parë të janarit, në mënyrë që ata të mund “të takoheshin me të përfshirët, të shqyrtonin situatën aktuale dhe të punonin së bashku për të gjetur një zgjidhje”.

/GazetaBlic Sport/