Lajme

Pejë: Arrestohet shoferi që goditi policin me veturë

12/26/2023 13:49
nga:Sh R

Një person është arrestuar pasi dyshohet se dje e ka goditur me veturë një polic.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Ai është ndaluar nga prokurori i Shtetit për 48 orë. Në kohën e paraparë ligjore do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Zyrtari policor kishte tentuar për ta ndaluar në kontroll të dyshuarin.