Lajme

Parashikimi i analistiti politik: VV-ja e ruan vendin e parë, kjo është arsyeja

12/26/2023 12:16
nga:N K

Analisti politik, Fidan Ukaj në një prononcim për GazetaBlic ka thënë se sondazhet rreth zgjedhjeve nuk janë të besueshme dhe se janë të porositura.

“Sa i përket sondazheve mendoj se nuk janë një matës i besushëm, për arsye se shumica e sondazheve më shumë janë bërë me porosi për ta paraqitur mirë në opinion publik partinë apo subjektin politik i cili qendron në një formë mrapa këtij sondazhi se sa një matje reale që kishte me përku me realitetin”, ka thënë analisti.

Ukaj ka thënë se beson se VV-ja do të dalë e para në zgjedhje të mundshme, jo sepse ka punuar por sepse është humbur besimi i partive opozitare.

“E sa i përket renditjes së subjekteve politike, mendoj se VV- ja e ruan akoma vendin e parë, si parti politike në Kosovë, nëse vendi do shkonte në zgjedhje, jo se ka bërë punë për të qenë e para, por se besimi i humbur në partitë opozitare që dikur ishin në pushtet nuk është rikuperuar akoma nga elektorati”, ka thënë Ukaj për GazetaBlic.

Ndyshe së fundmi është publikuar një sondazh nga UBO Consulting, ku sipas sondazhit LVV-ja prinë e para me 48.5%, PDK e dyta, LDK e treta.

 

Sondazhi: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot – LVV do t’i kishte 53 deputetë, PDK e LDK nga 20