Lajme

Moti në Kosovë me diell dhe vranësira të pjesshme

12/26/2023 07:04
nga:G B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar për sot mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas IHMK-së, në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull, nëpër ultësira dhe vise të larta.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.