Lajme

Tërhiqen trupat e pajetë të çiftit të cilët vdiqën në bjeshkët e Junikut

12/25/2023 21:28
nga:G C

Janë tërhequr trupat e pajetë të çiftit, të cilët humbën jetën në bjeshkët e Junikut.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Sapo janë tërhequr trupat e pajetë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të Prokurorisë do të bëjnë edhe autopsinë. Në vendin e ngjarjes ka ende hetues policor dhe bashkë me prokurorin e krimeve të rënda janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme. Dyshimet e para janë se ka pasur një shpërthim dhe nga asfiksia të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Nikçi.

Deklarohet prokuroria për rastin në Junik: Janë disa pista hetimore