Sporti

Almir Kryeziu shkëlqeu në vitin 2023: Momenti më i mirë ishte goli ndaj Dinamo Zagreb, më i vështiri – lëndimi para ndeshjes me Plzenin

01/01/2024 11:35
nga:Lorik J

Një nga futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Kosovë ishte padyshim Almir Kryeziu i Ballkanit.

Almir Kryeziu, futbollisti i Ballkanit ka pasur momente të paharrueshme gjatë vitit 2023, megjithatë ai ka ndarë golin ndaj Dinamo Zagreb si më të veçantin e vitit që kemi lënë pas.

Ballkani triumfoi 2-0 ndaj Dinamo Zagrebit në Prishtinë në grupet e Conference League me 5 tetor. Goli i parë në ndeshje u shënua nga Almir Kryeziu në minutën e 44’të.

“Ka pas shumë momente të mira në vitin 2023, por e kisha veçu golin që e realizova kundër Dinamo Zagrebit”, tha Almir Kryeziu për ‘GazetaBlic Sport’.

Ndërkaq, momenti më i vështirë për Kryeziun në këtë vit ishte lëndimi para ndeshjes me Viktoria Plzen, në ndeshjen në ‘Air Albania’.

“Momenti më i vështirë mendoj që është lëndimi para ndeshjes kundër Viktoria Plzen”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport