Sporti

Zhegrova kryeson në listën e dribluesve në Ligue 1 – lë prapa Mbappen e Dembelen

12/25/2023 12:55
nga:E K

Edon Zhegrova po përjeton një nga edicionet më të mira në karrierë me fanellën e skuadrës franceze, Lille.

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka shkëlqyer këtë edicion në Ligue 1 – duke dhuruar spektakël në disa ndeshje.

Zhegrova është i pari në listën e dribluesve më të mirë në elitën e futbollit francez, duke lënë prapa disa yje të kampionatit elitar.

Anësori këmbëshpejt ka regjistruar 46 driblime këtë sezon, po aq sa Romain Del Castillo.

Ousmane Dembele ka 41 driblime, ndërkaq në pozitën e pestë është ylli Kylian Mbappe me 39 të tilla.