Lajme

Tahiri uron qytetarët e besimit katolik me rastin e Krishtlindjes

12/24/2023 21:52
nga:G C

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka uruar Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjeve.

Tahiri ka thënë se mesazhi i sotëm për ata që festojnë është që shëndeti paqja dhe lumturia të mbretërojë në familjet e tyre.

“Mesazhi i sotëm për të gjithë ata që festojnë është që shëndeti paqja dhe lumturia të mbretërojë në familjet e tyre. Ndërsa, për qytetarët e Kosovës që ta ruajmë një vlerë dhe thesar të madh që e kemi – tolerancën dhe diversitetin religjioz”, ka thënë Tahiri.

Urimi i plotë i Tahirit:

Sonte, pata nderin që të uroj Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjeve.

Përgjatë historisë, para luftës dhe pas luftës, në Kosovë dhe Prishtinë, Krishtlindjet janë festuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës.

Mesazhi i sotëm për të gjithë ata që festojnë është që shëndeti paqja dhe lumturia të mbretërojë në familjet e tyre. Ndërsa, për qytetarët e Kosovës që ta ruajmë një vlerë dhe thesar të madh që e kemi – tolerancën dhe diversitetin religjioz.

Gjithë besimtarëve të krishterë për shumë mot Krishtlindjet!