Lajme

Hoxhaj uron Krishtlindjen: Shëndet, dashuri, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët

12/24/2023 18:54
nga:G C

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka uruar festën e Krishtlindjes, e cila festohet sot nga besimtarët e besimit të krishter.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit të krishter në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që gjenden, për festën e Krishtlindjes, e cila pritet sot.

“Shëndet, dashuri, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e besimit të krishter në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që gjenden. Urime Krishtlindja!”, ka shkruar Hoxhaj.