Tek skuadra e Ballkanit pritet të ketë ndryshime në merkaton e janarit.
Një nga lojtarët e parë që pritet të ndryshojë ambient do jetë Ramush Ramadani.
Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Ramush Ramadani do të huazohet në merkaton e janarit tek skuadra e Ligës së Parë, Dinamo nga Ferizaj.
Palët janë shumë afër marrëveshjes dhe Ramadani me shumë mundësi pritet të mbrojë ngjyrat e Dinamo Ferizaj në pjesën e mbetur të edicionit.
Dinamo e mbylli sezonin vjeshtor në vendin e parë në renditjen tabelare në Ligën e Parë, grupin A me 30 pikë të grumbulluara.
/GazetaBlic Sport/