Lajme

Abdixhiku: Programi i LDK-së, u bë nacional e shtyllë e luftës çlirimtare

12/23/2023 19:10
nga:Sh R

Lidhja Demokratike e Kosovës sot shënon 34 vjetorin e themelimit.

Për këtë përvjetor, sot Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar pritje solemne me rastin e 34 vjetorit të themelimit të LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK në dekadën e parë të themelimit të saj, ka luajtur rol të rëndësishëm. Ai tha se programi i LDK-së u bë nacional për Kosovën dhe shtyllë e luftës çlirimtare për Kosovën.

I pari i LDK-së përmendi edhe dekadën e dytë, ku LDK luajti rol krucial në pavarësinë e Kosovës.

“LDK ka njerëz të ndershëm, patriotë, të dijshëm, të urtë por kokëfortë e insistues për fatin e popullit dhe të vendit tonë. Njerëz që gjejnë gjuhën e bashkë-komunikimit e unitetit shoqëror në Kosovë, e që marrin vendime të matura, të guximshme, historike sikurse të tri dekadave të shkuara”, tha Abdixhiku./RTK