Lajme

Mbi 120 anëtarë të ri i bashkohen PDK-së në Gjilan

12/23/2023 16:48
nga:Sh R

Mbi 120 anëtarë të ri kanë aderuar mbrëmë në Degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka falënderuar të gjithë anëtarët e ri për besimin dhe angazhimin që kanë vendosur të japin në PDK, e përmes saj, për shtetin dhe shoqërinë.

Krasniqi ka thënë se sikur në Gjilan,  Partia Demokratike e Kosovës po mobilizohet në secilën komunë të Kosovës, me njerëz të ri, energji të reja e dashuri të madhe për vendin – me një vizion të qartë përpara: që bashkë me qytetarët dhe për ta, të rikthejnë Kosovën në kursin e duhur të zhvillimin dhe integrimit.

“PDK po rritet. PDK po rikthehet. PDK po fuqizohet. PDK do të rikthej besimin e qytetarëve anë e mbanë Kosovës, edhe këtu në Anamoravë, e veçanërisht në Gjilan, për t’u rikthyer aty ku e ka vendin, tek qeverisja për qytetarin dhe me qytetarin. Andaj, urime dhe faleminderit për angazhimin, për sukseset e përbashkëta”, ka thënë Krasniqi.

Lideri i PDK-së ka thënë se këto aderime janë dëshmi se Partia Demokratike e Kosovës mbetet alternativa më e mirë qeverisëse për vendin, e cila, kudo që është duke qeverisur në nivelin lokal, po kryen punë dhe po e mban fjalën, për dallim nga dështimi i madh i Qeverisë në nivelin nacional – në të gjithë sektorët.