Një person i mitur është arrestuar të premten pasi që i njëjti ka therur me thikë një të mitur tjetër.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 22.12.2023 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se gjatë një përleshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.