Lajme

“Paralajmërimet për destabilizim të situatës po i bëjnë dëm vendit, nuk do të ketë konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë”

12/25/2023 11:53
nga:N K

Analisti politik, Fidan Ukaj në një prononcim për GazetaBlic thotë se paralajmërimet për destabilizim të situatës në vend, po i bëjnë dëm Kosovës.

Ai ka thënë se nga kjo po dëmtohet edhe çështja e investimeve në Kosovë.

“Paralajmërimet për destabilizim mendoj se po i bëjnë dëm imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare e po ashtu po i atakojnë investimet eventuale në Kosovë”, ka thënë Ukaj.

Sipas analistit gjasat për të pasur një konflikt në mes Kosovës dhe Serbisë janë shumë të ulëta.

“Një sulm klasik, ndërhyrje me ushtri nga ana e Serbisë nuk besoj se mund të ndodh, mund të ketë elemente që do të provojnë me e destabilizu situatën por se gjasat për tu shndërruar në një konflikt shtetëror në mes të Kosovës dhe Serbisë janë minimale”, ka thënë Fidan Ukaj për GazetaBlic.

Ndryshe, kryeministri i vendit Albin Kurti dhe minstri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë paralajmëruar sulm të ri në veri të vendit.

Ata kanë theksuar se prapa këtij sulmi është Serbia, derisa atë mund ta realizoj Milan Radojqiq.

 

“Kjo Qeveri ka pasur mundësinë që ta arrestojë Radoiçiqin, por nuk e kanë bërë dhe tani e shpallin si të rrezikshëm”