Lajme

Vetëm shtatë spitale funksionale në Gaza, sipas OBSh-së

12/22/2023 16:35
nga:N K

Vetëm shtatë spitale janë duke funksionuar në Gaza, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Është përfaqësuesi i kësaj organizate, Richard Peeperkorn, që e ka thënë këtë me t’u kthyer nga Rripi i Gazës, raporton BBC.

Ai ka treguar se OBSh ka një shqetësim real rreth funksionimit të spitaleve qoftë edhe pjesërisht në pjesën veriore të Gazës.

“Vetëm shtatë janë që funksionojnë në jug”, është shprehur ai.

“Ata janë shtylla kurrizore e sistemit shëndetësor në Gaza”.