Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes shtatë pikave ka shkruar për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin serb në vitin 2024, raporton Gazeta Blic.
Si pikë të parë, kryeministri ka shkruar se “prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës është siguria për Kosovën, integriteti territorial i shtetit dhe jeta e mirëqenia e qytetarëve pa dallim”.
Tutje në pikën e dytë ai ka pohuar se konluzionet e hetimeve për sulmin terrorist e kriminal të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku, duhet të bëhen publike menjëherë dhe shtoi se Millan Radojçiq dhe pjesëtarët e grupit të tij paramilitar duhet t’i dorëzohen autoriteteve të Kosovë.
Kurti gjithashtu ka kërkuar që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese të BE-së dhe SHBA-ve dhe vendit tonë t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE e Partneriteti për Paqe me NATO.
Ndër të tjera Kurti ka thënë se Brukseli dhe Lajçak do të duhej merrem më shumë me Vuçiqin që i ka vjedhur zgjedhjet dhe u tërhoq nga Marrëveshja e 27 shkurtit se sa të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike.
Më poshtë mund ti gjeni pikat e tjera të përpiluara nga Kurti.


