Sporti

Pësoi atak kardiak në fushën e lojës, Luton zbulon gjendjen e kapitenit Lockyer

12/22/2023 08:09
nga:E K

Tom Lockyer është kthyer në shtëpi.

Kapiteni i Luton u lirua dje nga spitali, ku ishte i shtruar pasi pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes kundër Bournemouth.

Në një deklaratë zyrtare, klubi i Luton jep informacione më të detajuara për gjendjen e Lockyer: “Ne jemi të kënaqur të raportojmë se kapiteni ynë Tom Lockyer ka filluar një periudhë rehabilitimi nga komoditeti i shtëpisë së tij pas lirimit nga spitali. Ky lajm inkurajues pason një procedurë të suksesshme të martën, në të cilën Tom-it iu vendos një pajisje ICD (defibrilator kardioverter i implantueshëm) për të parandaluar përsëritjen e aksidentit të së shtunës.

Klubi, Tom dhe familja Lockyer dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë rast për të përsëritur falënderimet tona më të thella për të gjithë Bournemouth-in, tifozët e tyre, zyrtarët e klubit dhe mbi të gjitha stafin mjekësor dhe mesfushorit Philip Billing, i cili ishte i pari që iu gjend Tom-it në në fushë dhe kërkoi ndihmë.
15 Movies Like No Strings Attached
If you’re a fan of cliche rom-coms, check out the best movies like No Strings Attached to make you laugh and believe in love again.

Falë tyre, Tom pati mundësinë të shërohej.”