Sporti

Më 24 dhjetor organizohet një turne i madh futbolli nga shqiptarët në Finlandë, marrin pjesë emra të njohur

12/21/2023 17:54
nga:Mergim Rreci

Fundi i vitit takon shume sportistë të njohur shqiptarë në Finlandë, të cilët bëhen bashkë në një turne futbolli.

Disa nga emrat e njohur si Xhevdet Gela, Drilon Shala, Etrit Halimi, Erfan Zeneli, Hysen Tahiri, Ymer Xhaferi, Xhevat Kurti, Fidan Seferi, Edmond Haxhiu, Visar Tahiri jane disa prej futbollistëve pjesëmarrës ne këtë turne.

Sipas organizatorit Sami Selimi, ky organizim është njëri ndër turnirët më të mëdha që organizohen në Finlandë, kurse do të mbahet me 24 dhjetor, nga ora 10:00.

Organizatori ka njoftuar se adresa është kjo: Kylävainiontie 20, Espoo.