Sporti

Bayern Munich refuzon zyrtarisht Superligën Evropiane

12/21/2023 14:10
nga:E K

Superliga Evropiane edhe njëherë është bërë kryetema e mediave botërore.

Pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë që lejon krijimin e kësaj lige, kjo temë ka marrë reagim nga klube të mëdha që po japin qëndrimin e tyre rreth hyrjes apo jo në këtë garë, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjiganti gjerman, Bayern Munich është bërë klubi i parë gjerman që refuzon pjesëmarrjen në këtë format. Kujtojmë që më herët refuzuan pjesëmarrjen edhe zyrtarisht skuadra si Atletico Madrid dhe Manchester United.

/GazetaBlic Sport/