Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veri, Veton Elshani, ka dhënë detaje rreth sulmit ndaj një pjesëtari të Policisë së Kosovës në veri mbrëmjen e së martës.
Elshani ka thënë se polici ka tentuar ta ndaloj personin e komunitetit serb derisa në momentin që polici ka dalë nga vetura, i dyshuari ka ik nga vendi i ngjarjes me veturë.
Elshani ka bërë të ditur se aktualisht i dyshuari po intervistohet nga Policia.
“Policia ka tentuar të ndalojë një person të komunitetit serb, në momentin që polici ka dalë nga vetura, i njëjti i ka dhënë gazë veturës dhe ka ik nga vendi i ngjarjes. Sipas të gjitha gjasave ai është frikësuar. Personin e kemi ndaluar dhe aktualisht është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës bashkë më gruan e tij”, ka thënë Elshani.