Sporti

Lajmi i fundit: Vjen vendimi që mund ta ndryshojë futbollin evropian, Gjykata vendos që mund të krijohet Superliga Europiane

12/21/2023 10:04
nga:L J

Vendimi që mund të ndryshojë futbollin europian erdhi.

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian vendosi që UEFA nuk mund të mbajë monopolin në garat e futbollit, kështu që mund të krijohet Superliga europiane, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk mund të ndalojnë garat e reja”, është fraza kyçe që gjendet në vendim.

Vendimi është marrë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë mëngjesin e sotëm. A22 Sports, kompania që drejton akuzën e rinovuar të ESL, e vendosi çështjen e tyre përpara 15 gjyqtarëve për të ndaluar organet drejtuese të futbollit të ndëshkojnë klubet që marrin pjesë në kompeticion.